Hetohet ish Prokurorja e EULEX’it, Marie Bamieh

Prokuroria Themelore në Prishtinë, departamenti për krime të randa, asht tue zhvillue hetime kundër ish prokurores së EULEX’it, Marie Bamieh.

Lajmin e ka ba të ditun avokati Besnik Berisha, i cili ka shkrue në Facebook se Bamieh dyshohet për shpërdorim të pozitës zyrtare derisa ishte prokurore në EULEX dhe po ashtu, në mes të tjerash, edhe për nji hetim joobjektiv dhe të njianshëm në rastin e Ilir Tolaj dhe Bujar Bukoshi.

“Lajmi për këdo që i intereson, meqenëse as EULEX e as Prokuroria nuk ka njoftuar askënd, me qellim te siç thonë ata “ruajtjes se imazhit te misionit”….Po te ishte hetimi kundër ndonjë zyrtari/e apo ish zyrtari/e kosovare, mbase dhe konference per shtyp do kishim, se njoftim për media gjithsesi”, ka shkrue ai.

Shperndaje në: