Hill: Shqipnia nuk donte te ishte nji me Kosovën

Ambasadori Christopher Hill ishte përfaqësuesi i parë diplomatik i SHBA’ve në Shqipni, mbas 45 vjet izolimi të diktaturës komuniste.

Ai ndodhet në Shqipni me rastin e ceremonisë së 25 vjetorit të rikthimit të personelit të Ambasadës Amerikane në godinën që kishte shërbye si seli diplomatike në vitet 1930.

Gjatë nji interviste për “Zanin e Amerikës”, Hill kujton kohët e shërbimit të tij në Shqipninë e sapodalun prej diktature, ndërsa tue folë për zhvillimet në Ballkan thotë se “asht nji proces ende i papërfunduem”.

Ai ka qenë pjesëmarrës kryesor në disa ngjarje me randësi në Ballkan. Për ate se si e sheh Ballkanin sot, Hill shprehet: “Padyshim që Ballkani asht nji proces i papërfunduem, por mendoj se asht ba përparim.”

Kur përmend punën e tij në Shqipni dhe ma vonë në çashtjen e Kosovës, thotë se ka kuptue nji gja “ma mirë se të tjerët”:

“Shqipnia nuk donte të ishte nji vend me Kosovën; e kuptova se ishin dy vende me të ardhmen e vet. Asnjihere nuk shqetësohesha si të huejt e tjerë mbi krijimin e Shqipnisë së Madhe”, tha Christopher Hill.