Hillary Clinton deklarohet mbas smundjes së saj

U.S. Democratic presidential candidate Hillary Clinton arrives for ceremonies to mark the 15th anniversary of the September 11 attacks at the National 9/11 Memorial in New York

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkueme, Hillary Clinton ka konfirmue se ka pasë “marramendje” dhe ka humbë drejtpeshimin gjatë ceremonisë përkujtimore për sulmet e 11 Shtatorit, por ka thanë se menjiherë asht ndje ma mirë.

Clinton ka lanë këtë ceremoni që po zhvillohej në New York dhe në nji video të postueme në rrjetet sociale asht pa se ajo asht ndihmue nga ndihmësit e saj për tu futë në furgon.

“Mu morën mendtë dhe e kam humbë drejtpeshimin për nji minutë, por mbasi hyna në furgon dhe u freskova, konsumova ujë, menjiherë u ndjeva ma mirë”, ka thanë Clinton në nji intervistë për CNN më 12 Shtator.

Mbas nji dite pushim, Clinton thotë se “ndihem shumë ma mirë dhe sigurisht që asht dasht që të pushoj ma herët”, ka thanë ajo, tue pranue se ka injorue këshillat e doktorëve të saj, që të marrë disa ditë pushim, mbasi më 9 Shtator u diagnostifikue me pneumoni, transmeton Rel.