Hillary Clinton godet: Gjysa e votuesve të Trump janë racista e islamofobë

Hillary Clinton tha para nji audience donatorësh të Premten vonë se gjysa e mbështetësve të Donald Trump’it janë racistë, homofobë, islamofobë ose ksenofobë, raporton “CNN”.

Në nji përpjekje për të shpjegue mbështetjen ndaj Trump në sondazhin  e fundit, Clinton përshkruejti pjesën tjetër të mbështetësve  si njerëz, të cilët janë në kërkim për ndryshime për shkak të ankthit ekonomik dhe u bani thirrje mbështetësve të saj që të qëndrojnë larg nga ta.

“Ju mund ta vini gjysën e mbështetësve të Trump në atë që unë e quej “shportën e të deportuemve”,- tha Clinton –Po, racistë, homofobë, ksenofobë, Islamofobë.”

“Dhe për fat të keq, ka njerëz si ata dhe ai i ka ba për vete. Ai u ka dhanë za websiteve të  tyne, të cilat në fillim kishin vetëm 11,000 njerëz, dhe tash kanë 11 milion dhe shkruejnë statuse që nxitin urrejtjen”,  shtoi ajo.