Hillary Clinton ka mujt me u helmue nga Vladimir Putin?

Kandidatja demokrate për Presidencën e SHBA Hillary Clinton ka mujt me u helmue nga Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Ky asht pretendimi që jep nji mjek me famë botnore, i cili dyshon se Putin mundet me qenë përgjegjës për gjendjen e keqe shëndetësore të Clinton.

Mjeku Bennet Omalu ka shkrue në Twitter: “Këshilloj Hillary Clinton që të kryejë analizat toksike. Ka mundësi që ajo me qenë e helmueme. Nuk u besoj Putinit dhe Trump. Me ata gjithçka asht e mundun”.