Hillary dhe Bill Clinton japin votën e tyne (video)

Kandidatja demokrate për president të SHBA’ve, Hillary Clinton dhe burri i saj, ish presidenti Bill Clinton, sapo kanë votue në New York.

Ish sekretarja e shtetit asht dokë e buzëqeshun dhe i ka përshendetë nji numër të madh të gazetarëve dhe mbështetësve të saj që ishin mbledhë në këtë qendër votimi.

Megjithatë, ajo nuk asht deklarue për media.