Hillary simbas Wikileaks: Pse s’po i mshojmë me dron këtij djali!

Jualian Assange, themeluesi i Wikileaks, ka publikue të dhanat që implikojnë kandidaten për Presidente të SHBA Hillary Clinton se ka urdhnue vrasjen e tij.

45-vjeçari jeton në ambasadën e Ekuadorit në Londër, mbasi Suedia kërkon ekstradimin e tij. Ai kishte paralajmërue se këtë publikim për Clinton kishte me ba në ballkonin e ambasadës, por u anulue për arsye sigurie.

Kërkesa për vrasjen e Assange asht ba gjatë kohës kur Clinton mbante detyrën e Sekretares Amerikane të Shtetit.

Clinton dhe Departamenti i Shtetit ishin në presion për t’i mbyllë gojën themeluesit të “WikiLeaks” para se të publikoheshin mija kabllograme sekrete nga viti 1966 deri në 2010.

screenshot_5-5