Himni i shtetnor sot ban 8 vjet

Himni Shtetnor i Republikës së Kosovës mbush sot 8 vjet nga miratimi në Kuvendin e shtetit të ri, që kishte shpall pamvarësinë pak muej ma parë, me 17 Frorin historik 2008.

Propozimi me shifrën “Europa” u miratue me 11 Qershor 2008 në nji seancë të veçantë të Kuvendit 120 anëtarësh si Himn shtetnor i Republikës së Kosovës, me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime.

Kompozitori Mendi Mengjiqi asht autor i melodisë pa tekst, e përzgjedhun mes 134 propozimeve të paraqituna në konkursin publik për Himnin.