Hiqet barrikada vetëm në jug t’urës së Ibrit, jo edhe në veri

Barrikadat u hoqën në pjesën jugore të urës së Ibrit, por në pjesën veriore vazhdojnë të ruhen nga Policia dhe KFOR’i.

Barrikada n’urën kryesore të Ibrit e vendosun nga serbët në Korrikun e vitit 2011, mbas akcionit të deshtuem të njisive speciale të Policisë së Kosovës ROSU për me i marrë pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjakë, fillimisht me zallë e të përforcueme me beton, e pastaj me vazo me drunj pishe, që serbët e kanë quejt “Parku i paqes”, asht largue dje n’orën 10:00 por vetëm në pjesën jugore.

Por pjesa tjetër ende ka mbet n’anën veriore, shkruen Zeri.

Largimi i barrikadës, për të cilën serbët betoheshin se nuk do ta lejojnë kurrë, ka shenue fillimin e punëve për rivitalizimin e urës kryesore të Ibrit, simbas marrëveshjes së fundit në mes të Edita Tahirit, ministre për Dialog në Qeverinë e Kosovës, dhe Marko Djuric’it, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në këtë mënyrë, ura lirohet mbas 16 vjetësh të mbajtun peng nga serbët, të cilët nëpërmes të ashtuquejtunave “Roja të urës” keqtrajtonin shqiptarët që merrnin guxim me kalue urën.