Hispanikët, ‘bileta’ që mundet me ja sigurue fitoren Clintonit!

Mbas vendimit të FBI’s, lajme të tjera të mira duket se vijnë për kandidaten demokrate, Hillary Clinton, para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale.

Të dhanat e fundit nga sondazhet për pjesëmarrjen tregojnë se gjatë kësaj fundjave asht rritë ndjeshëm prania e hispanikëve , sidomos latinëve në qendrat e hapuna të votimit, për të gjithë ata që votojnë para kohe.

Asht fakt i njohun tashma që popullsia hispanike ka me votue në masë për kandidaten demokrate.

Kjo valë pjesëmarrësish mbetet përcaktuese për shtetet ku vihet në dyshim fitorja e njanit apo tjetrit kandidat, kur dihet se duhen 270 të ashtuquejtun zgjedhës të mëdhaj për me marrë Shtëpinë e Bardhë.