Historia ruse, 300 vjet ma parë: Himara, Shqipnia e vogël

“Egziston edhe nji krahinë, Himara, ku populli asht i lirë, që quhet Shqipnia e Vogël (flet edhe greqisht)”.

Rusisht: Yest’ takzhe provintsiya Himara, narod v ney vol’nyy, nazyvayemyy Maloy Al’banii (govorit i po-grecheski).

Kjo frazë ndodhet në tekstin “Historia e Rusisë që nga kohët ma të lashta”, libri XIV, vitet 1766-1772, faqja 476 – raporton Dita.

Autor asht historiani rus Sergej Mihajlovic Solovjov (1820-1879), profesor dhe rektor i universitetit të Moskës, akademik, këshilltar i Perandorit.

Në mes të shekullit XVIII u vendosen lidhje politike midis “Shqipnisë së vogël” dhe Rusisë.