Historiani turk n’mes të Lezhës e fyen Skënderbeun dhe e quen terrorist!

Historiani turk Talha Uğurluel gjatë nji vizite në Lezhë te varri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e ka ofendue randë figurën e tij.

“Skenderbeu nuk bani lufte por plaçkitje, terror mbi gra, femijë dhe pleq te pambrojtun. Ai ishte sikurse asht sot PKK”, ka thanë ai.

“Shqiptarët këtej e tutje duhet te zgjedhin sesi te jetojnë: si Mehmet Akif Ersoy shqiptare por besnik i Osmaneve apo si Skënderbeu tradhtar “, ka thanë ai tutje.

Nji faqe interneti që e ka publikue këtë video i referohet historianit turk Talha Uğurluel si njeri i financuem nga organizata shtetnore turke “Tika” që thuhet se dëshiron me i fuqizue rrajët osmane në trojet shqiptare.