Historiani Uran Butka: Në Shqipni në vitet 1943-1945 pati vetëm luftë civile

Historiani Uran Butka e cilëson luftë të pastër civile atë që ndodhi në Shqipni mbas vitit 1943 deri në vitin 1945.
Dhe arsyeja e kësaj lufte asht prishja e Marrëveshjes së 2 Gushtit 1943 e mbajtun në fshatin Mukje në Krujë.
I ftuem ne emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Butka iu referua librit të tij të fundit “Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945” dhe për herë të parë publikon procesverbalin e kësaj mbledhje, në të cilin përveç vendimit janë shenue emnat e pjesmarrësve dhe atë që u vendos aty.
Por, simbas Butktës, gjithçka që ka ndodh ma vone në Shqipni ishte nji luftë e pastër civile drejtue dhe urdhnue prej Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut, nën drejtimin e jugosllavëve.
Butka kritikoi dhe akuzoi randë kolegët e tij historianë si Kristo Frashëri, Paskal Milo dhe Xhelal Gjeçovi, simbas të cilit janë të indoktrinuem tue shtramnue faktet e masakrës komuniste gjatë Luftës së Dytë Botnore në Shqipni.
Butka kundërshtoi edhe ish-kreun e PD, Sali Berisha, i cili para do dite në emisionin “Debati në Channel One” deklaroi se vlerësonte rolin e Enver Hoxhës gjatë luftës së Dytë Botnore.
Bukta iu kundërpërgjigj Berishës me këto fjalë: “Berisha gabon shumë shumë randë me këtë deklaratë. Enver Hoxha ishte nji kriminel që vrau dhe urdhnoi vrasjen e shqiptarëve dhe nuk ka asnji rol në rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botnore. Berisha e ban këtë për arsye politike dhe ky asht nji gabim”.
Bukta e shoqnoi këtë deklaratë me nji dokument orgjinal simbas të cilit Hoxha urdhnonte shfarosjen e fshatit Starovë në Pogradec dhe nji dokument tjetër që raportonte se partizanët e kishin shfaros këtë fshat, nga i cili kishin mbete pa djege vetëm 5 shtëpi.