Historiania serbe: Në Serbi s’ka shoqni demokratike, ka pase shumë presion në zgjedhje nga partia e Vucic

Historiania serbe Latinka Perovic, ka vlerësue sot se në Serbi ende nuk ka shoqni demokratike në kuptimin europian të fjalës për qytetarin, i cili asht i lirë me u organizue politikisht, me zgjedh e me shkue i pakontrolluem në zgjedhje.

Perovic për RTV tha se Serbia relativisht asht larg këtij ideali.

“Krijohen përshtypjet për zgjedhje dhe në ato përshtypje zbulohet natyra e demokracisë në Serbi. Fushata zgjedhore ka qenë ndeshje pa liri. Ka pas tepër shumë presione ndaj zgjedhësve. Dhe partia në pushtet, e cila e ka aparatin dhe mjetet, në këtë pikëpamje ka qenë ma aktivja”, tha ajo.