Historike: Ky asht vendimi i britanikëve në referendum

Mediat kryesore kanë njoftue se britanikët kanë votue ne favor të largimit nga Bashkimi Europian.

BBC ka njoftue se në favor të daljes nga BE kanë votue 52 përqind, ndërsa 48 përqind e votuesve kanë kundërshtue Brex’itin.

Londra dhe Skocia simbas BBC kanë votue në favor të mbetjes në BE, por rezultate të dobëta janë shënue në Veri të Anglisë.

Po ashtu, votuesit në Uells e kanë mbështetë pasivisht largimin nga blloku.

Nigel Farage nga UKIP, qe udheheq kampanjen per largimin e Britanise nga BE qe 20 vjet, ka thane se kjo asht nji fitore e njerezve te zakonshem, transmeton Rrokum.TV.