Historike: Papa Francesco në “Auschwitz”

Papa Francesco pritet me ba nji lutje historike në ish-kampin e vdekjes në “Auschwitz”, që ishte pushtue nga nazistët në Poloni.

Ai ka me ba nji ecje të gjatë në heshtje rreth kampit të përqendrimit dhe shfarosjes, ku 1.1 milion njerëz, kryesisht hebrej, u vranë gjatë Luftës së Dytë Botnore.

Në ditën e tretë të vizitës së tij në Poloni, Papa ka me u takue edhe me të mbijetuemit e kampit dhe polakët që rrezikuen jetën e tyne për me i mshef hebrejtë nga nazistët.

Francis ka me qenë Papa i tretë që hyn në portën kryesore të “Auschwitzit”, me mbishkrimin e saj famëkeq “Arbeit Macht Frei” – “Puna ju çliron”.