Hoffman: “Varfnia ne Shqipni asht shume e madhe”

Ambasadori gjerman ne Tirane, Helmut Hoffman, gjatë përurimit të nji qendre sociale në Cërrik, ka deklaru se Shqipnia nuk duhet të bazohet gjithmonë te ndihma e ndërkombëtarëve.
“Ne do t’ju ndihmojmë, por edhe ju ndihmojeni veten. Shembujt e mirë nga ndërkombëtarët le të adoptohen nga shqiptarët”, ka sugjeru Hoffman.
Ai ka nënvizu se, sfidat kryesore për qeverinë shqiptare janë “ulja e varfnisë dhe arsimi profesional”.

“Varfnia në Shqipni asht shumë e madhe”, ka thanë Hoffman.