Holanda merr nji vendim të keq për azilkërkuesit nga Shqipnia

Qeveria holandeze ka heqë asistencën e fundit për azilkërkuesit shqiptarë. Lajmin e ka ba të ditun vetë zavendësministri për çashtjet e Azilit dhe Sigurisë, Klaas Dijkhoff.

Shqiptarët që nuk kanë përfitue azil në Holande nuk kanë me i marrë ma 200 euro për të rritun dhe 40 euro për fëmitë.

Dijkhoff theksoi se, Shqipnia asht nji vend i sigurt i origjinës derisa shtoi se shqiptarët që keqpërdorin sistemin e azilit kanë me u penalizue për dy vjet, dhe nuk kanë me pasë mundësi të hyjnë në asnji vend të Bashkimit Europian gjatë kësaj periudhe, shkruen Panorama.