Holanda ratifikon marrëveshjen me Kosovën për Gjykatën Speciale

Mbretnia e Holandës ka ratifikue Marrëveshjen për Shtetin Nikoqir për Dhomat e Specializume të Kosovës, Gjykatën Speciale.

Në web’in zyrtar të Gjykatës Speciale, shkruen se kjo marrëveshje siguron bazat ligjore të Dhomave të Specializueme të Kosovës për me i krye procedurat në Holandë, e cila ka me hy në fuqi me 1 Kallnor të vitit të ardhshëm.

Po ashtu, në këtë njoftim thuhet se deri në hymje në fuqi të kësaj marrëveshje, Dhomat e Specializueme kanë me vazhdue funksionimin nën dispozitat e Marrëveshjes së Përkohshme të Shtetit Nikoqir, e cila lejon zbatimin e mandatit të Regjistrit dhe punës pregaditore në lidhje me procedurat gjyqësore.