Hollande: Autorët pranuen se ishin pjesë e ISIS, sulm i pastër terrorist

Pengmarrja e nji kishe në qytetin Rouen, që tronditi Francën ditën e sotme ka detyrue Presidentin Francoi Hollande me shkue personalisht në vendngjarje ku ka shprehë idhnimin për aktin barbar.

Nga kisha e Saint-Etienne-du –Rouvray, ai e quejti ngjarjen nji sulm të pastër terrorist tue argumentue se të dy autorët pranuen se ishin pjesë e ISIS.

Në këtë akt horrori sic e ka konsiderue edhe Kryeministri Valls u vra nji prift i marrë peng.

Dy burra të armatosun me thika morën peng pesë persona, mëngjesin e sotëm.

Raportohet se edhe pengjet e tjera janë të lënduem dhe asht konfirmue se pengmarrësit janë vra nga policia.