Hollande, i pari uron Thacin

 

Presidenti francez Francois Hollande, asht i pari president i huej qe ka urue permes telegramit Thacin mbas betimit te tij si President i Republikes.

 

“Zgjedhja e datës 26 shkurt ishte e randësishme për Kosovën. E di se nuk do t’i kurseni përpjekjet tuaja për m’i bashkue kosovarët rreth njitë ardhme demokratike dhe nji projekti europian. Franca do të qëndrojë përkrah jush në këtë drejtim”, thuhet në telegramin e urimit të presidentit francez.

Ma tej, në këtë urim thuhet se zgjedhja e presidentit Thaçi në këtë post asht pjesë e angazhimit të tij për shtetin e Kosovës, përme ju bashkue vendosmërisht vlerave europiane.

“Rruga që Kosova ka kalue gjatë tetë vjeteve të fundit ka qenë e jashtëzakonshme. Angazhimi i pakursyem i Kosovës në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit, që kërcënojnë aktualisht vlerat tona dhe sigurinë tonë, konfirmon gjithashtu rolin dhe legjitimitetin e saj në skenën ndërkombëtare”.

Presidenti francez, François Hollande, shkruen se miqësia dhe mirëbesimi që lidhin Francën dhe Kosovën, që nga pamvarësia e saj, na mundësojnë të vazhdojmë forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale gjatë mandatit tuej.

“Në pritje për t’ju takue në detyrën e re, më lejoni t’ju shpreh dëshirat ma të mira për sukses”, thuhet në telegramit të urimit të presidentit francez, François Hollande.