Hollande përballet nga afër me masakrën mbas sulmit në Nicë

Mbas disa deklaratave t’ashpra, ku thoshte hapun se tashme Franca asht në luftë, Presidenti Francez, Francois Hollande mbërriti sot në mesditë në Nice për me u përball nga afër më ferrin e mbramshëm të qytetit.

Presidenti pritet me ngushëllue nga afër familjarët nji ditë mbas sulmit ku u regjistruen të paktën 84 të vdekun në këtë qytet, në juglindje të Francës.

Kreu i shtetit ka me u takue me shërbimet e sigurisë dhe forcave të ndihmës së shpejtë të mobilizueme në vendngjarje, mbas nji sulmi të kryem nga nji person i cili drejtoi kamionin në mesin e turmës gjatë festimeve të 14 Korrikut, Festa Kombëtare e vendit.