Hollande: SHBA frik do ta ketë nji presidente!

Presidenti francez, Francois Hollande, ka parashikue se zgjedhjet presidenciale të Nandorit në SHBA ka me fitue kandidatja demokrate, Hillary Clinton.

“Nji president do të zgjidhet në SHBA”, ka thanë Hollande të Shtunën në gjuhën frenge, ndërsa ka përdor formën femnore për me përshkrue presidentin: “une presidente”.

Fushata e kundërshtarit të Clintonit, republikanit Donald Trump, asht përshkue kohës së fundit me akuza për ngacmime seksuale.

Trump këto akuza i ka quejt “të rreme”.