Hoteli turk zbulon darkën ‘sekrete’ të Ramës me Vucic’in (foto)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë qëndrimit në Stamboll, duket se kanë qëndrue bashkë, ma shumë se sa kanë zbulue vetë zyrtarisht.

Ata përveç te Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, janë takue edhe në nji resort turk në Stamboll, i cili edhe ka zbulue darkën e msheftë të tyne.

Fotoja e tyne asht publikue nga vetë hoteli në faqen e tyne zyrtare n’Instagram, tue dasht me ju ba reklamë resortit të tyne turistik, në kuptimin se ai vizitohet nga personalitete të nalta të jetës politike.

Edhe pse Rama e Vucic shpesh përdorin retorikë të ashpër ndaj njani – tjetrit, në këtë foto duket se kanë kalue nji takim shumë miqësor mes tyne.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë”, shkruhet nën fotot e dy liderëve ballkanik.

Fotografia asht shkrep gjatë vizitës së Ramës në Stamboll për Kongresin Botnor të Naftës.

Gjatë kësaj vizite Rama dhe Vucic, patën edhe nji takim të përbashkët me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. /metro/