Hoti: Buxheti për vitin 2017, i realizueshëm dhe ruen stabilitetin fiskal

Dy miliardë euro pritet me qenë buxheti i Kosovës për vitin 2017, apo rreh 320 milionë euro ma i naltë se buxheti i këtij viti.

Gjatë prezentimit të Kornizës së përgjithshme të buxhetit për vitin e ardhshëm, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka kallxue se rritja kaq e madhe e Buxhetit shkon kryesisht për investime kapitale, deri në 51 për qind, dhe jo për shpenzime koherente ose për shpenzime të tjera.

Buxheti i shtetit për vitin 2017,ka thanë Hoti, asht buxhet i realizueshëm, i qëndrueshëm, i cili ruen stabilitetin fiskal.

Ndërkaq, ekspertë për çashtje ekonomike dhe përfaqësues të komunitetit të biznisit, japin vlerësime të ndryshme rreth qëndrueshmënisë së buxhetit, por pranojnë se vlera prej dy miliardë eurosh asht premtuese, për nji përmirësim të mundshëm të zhvillimit ekonomik.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thanë për Radion Europa e Lirë, se nëse ka me pasë nji përfshimje të të gjitha institucioneve relevante dhe sundim të rendit dhe ligjit, shifra prej 2 miliardë eurosh ka me u arritë, por edhe ka me u tejkalue.

Por, për gjithë këtë, Gërxhaliu ka thanë se nevojitet diciplinë financiare, ndalje të tenderomanisë masive dhe mbi të gjitha luftë kundër ekonomisë joformale dhe evazionit fiskal.