Hoti e ‘godet’ fort koalicionin PDK-AAK-NISMA

Kandidati për Kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thanë se koalicioni PDK-AAK-NISMA asht krijue për me kthye Kosovën 17 vjet mbrapa.

Hoti në këtë debat me të rijtë ka thanë se, ky koalicion asht i krizës personale të drejtuesve të saj.

“Koalicioni i natës dhe i tutës, nuk ka ide se qysh me e zhvillue Kosovën; nuk ka ide se qysh me punue me juve… Ky koalicion i krizës personale të drejtuesve të tij, kurrë nuk ka me qenë në të mirën e këtij vendi”, ka thanë Hoti, derisa ka shtue se, qeverisja e kalueme, kjo e rrxueme nga mocioni i mosbesimit i ngritun nga opozita, ka punue dy vjet e gjysë në nji situatë shumë të vështirë, siç thotë ai, për me çue vendin përpara.

Hoti ka thanë se koalicioni LDK-AKR nuk asht koalicion i ndamjes së posteve, por koalicion i vizionit të përbashkët për me çue Kosovën përpara.