Hoti e jep nji lajm të mirë për nji ndihmë 47 milionëshe nga Gjermania

Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti ka ba të ditun se po negocion me Qeverinë e Gjermanisë me terheqë për Kosovën projekte me vlerë 47 milion euro.

Ai njofton se këto projekte kanë me u zhvillue gjatë vitit 2016-2017.

“Në Berlin po negociojmë me Qeverinë e Gjermanisë për projektet në shumë prej 47 milionë euro që Gjermania pritet me financue në Kosovë për vitet 2016 dhe 2017.

Këto janë projektet në trajtimin e ujnave të zeza në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, trajtimin e mbeturinave, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupcionit, efiçienca e energjisë, përafrimi i Kosovës dhe BE’n dhe fusha të tjera” shkruen Hoti.

Hoti ma tej thekson: “Gjermania asht ndër partnerët tanë kryesorë, me nji kontribut të jashtëzakonshëm drejt arritjes së qellimeve për zhvillim të qendrueshëm ekonomik dhe integrim europian”.