Hoti e ka nji përgjigje për AKR’n, ky asht vendimi i tij

Pamvarësisht asaj që AKR ka vendos me shqyrtue mundësinë e largimit nga koalicioni LAA, në LDK vazhdojnë me mendue se ky koalicion asht i fuqishëm ashtu sikurse nga dita e parë e lidhjes së tij.

Këtë mendim e ka edhe i nominuemi i LAA’s për Kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit, Avdullah Hoti.

Ai ka pohue për portalit Gazeta Blic se LDK ka bashkëpunim të ngushtë me AKR’n mbrenda koalicionit LAA.

“Nuk e di nëse do të mbahet më datën 7 Shtator seanca konstituive, por nëse mbahet kemi me shqyrtue këtë çashtje”, ka deklarue ai.

Në anën tjetër Nënkryetari i AKR’s Agim Bahtiri, ka deklarue sot se janë të zhgënjyem me liderin e LDK’s Isa Mustafa, dhe largimin nga koalicioni LAA e sheh si të pakthyshëm.