Hoti: Falja e borxheve ka me u shtye edhe për 6 muej

Ministria e Financave ka me procedue në Kuvendin e Kosovës, amandementin e ligjit për faljen e borxheve edhe për 6 muej.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se shtyemja e afatit duhet me u ba përmes ligjit dhe jo me nji vendim.

Hoti, po ashtu tha se, deri sot janë falë mbi 120 milionë euro borxhe, ndërsa, nga ri-programimi i borxheve, buxheti ka inkasue mbi 50 milionë euro.

“Janë mbi 120 milionë euro deri tash që janë falë. Shuma që pritet të falet asht mbi 700 milionë euro”, ka ba të ditun ministri Hoti.