Hoti i reagon Haradinajt: Zyra e Kryeministrit s’guxon me i shërby AAK’s

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot priti në nji takim udhëheqjen e AAK’s -dega në Pejë, në prag të nisjes së fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Nga aty ai u zotue se ka me ju shërby të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim.

Mirëpo, këtë deklarim të Haradinajt po e sheh si të pakuptimtë shefi i Grupit Parlametar të LDK’s, Avdullah Hoti.

Hoti ka reague në rrjetin social Facebook tue thanë se zyra e Kryeministrit nuk guxon me qenë në shërbim të AAK’s dhe fushatës së saj.

“Zyra e Kryeministrit nuk eshte zyre e AAK-se. Ajo zyre nuk guxon te kthehet ne sherbim te fushates zgjedhore te AAK-se. Kjo tregon modelin e qeverisjes qe nuk do te lejojme te vazhdoje”, ka shkruar ai.

Shperndaje në: