Hoti: Isa Mustafa nuk asht në listën e LDK’s për deputet, ndërsa Vjosa Osmani…

Kandidati për kryeministër i LDK’s, Avdullah Hoti, ka zbulue se kryeministri në largim, Isa Mustafa, nuk ka me qenë në listën e kësaj partie për deputet.

Ai ka thanë se bartës i listës ka me qenë ai. Kurse, për fatin e Vjosa Osmanit, ai ka thanë se duhet të pritet deri në finalizimin e listës sot n’orën 24:00.

“Jo, zotni Mustafa nuk asht në listë. Unë kam me i pri listës. Krejt çka mujt me thanë asht se keni me u befasue me listën e profesionistëve që ka me ba LDK. Ndërkohë, për Vjosa Osmanin, duhet të presim përfundimin e listës. Sot ka me u finalizue ajo”, ka thanë Hoti ne emisionin “Komiteti”.