Hoti jep detaje për tryezën e LAA’s

Kandidati për Kryeministër nga koalicioni LAA, Avdulla Hoti, përmes nji postimi në rrjetet sociale ka tregue se për çka ka m’u bisedue në tryezën e sotme.

Ai ka thanë se kjo tryezë ka për qëllim hapjen e debatit në shoqni lidhun me hapat që duhet ndërrmarrë për zhbllokimin e kësaj situate.

Postimi i plotë:

Te dashur miq,

Nga ora 11.00 mund te ndiqni ne disa prej medieve tryezen e koalicionit LAA lidhur me bllokaden qe po krijon PAN per krijimin e institucioneve te reja. Tryeza ka per qellim te hapjen e debatit ne shoqeri lidhur me hapat qe duhet ndermarre per zhbllokimin e situates, perfshire reformen kushtetuese qe situata e tille te mos perseritet ne te ardhmen.

Me respekt,
Avdullah Hoti