Hoti: Kemi me bashkëpunue për formimin e Qeverisë, mbasi të dështojë PAN’i

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, ka thanë se LDK ka me qenë konstruktive në formimin e institucioneve të Kosovës, sapo koalicioni PAN të dështojë me përpjekjen për krijimin e Qeverisë.

Këto deklarata Hoti i ka ba gjatë nji takimi të zhvilluem gjatë ditës së sotme me ambasadorin e Austrisë në Kosovë.

 

Postimi i Hotit në Facebook:

 

Sot takova Ambasadorin e Austrise ne Kosove. Biseduam per bashkepunimin e Ministrise se Financave dhe Qeverine e Austrise ne kuader te programit te kredive te buta per financimin e projekteve komunale ne vlere prej 30 mil euro. Marreveshja eshte ratifikuar dhe do te zbatohet se shpejti. Biseduam edhe per nenshkrimin e marreveshjes per eliminimin e tatimit te dyfishte, pasi tani jane kryer negociatat me sukses.

Biseduam edhe per zhvillimet politike. E sigurova se LDK do te jete konstruktive ne procesin e themelimit te institucioneve. E qartesova se ne do te bashkepunojme me forcat politike ne Kuvend per te themeluar Qeverine sapo te deshtoje perpjekja e koalicionit PAN.

Kosoves i duhet Qeveri proevropiane, qe siguron qeverisje me duar te pastra, ku sundon rendi dhe ligji, nje qeveri qe ruan rendin kushtetues te Kosoves dhe punon ne konsolidimin e shtetesise dhe promovimin e fqinjesise se mire. Kete qeveri mund ta siguroje vetem LDK.