Hoti: LDK s’ka me lejue Kosovën me devijue nga agjenda eurointegruese

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’s, Avdullah Hoti, deklaroi sot se kjo parti ka me luejtë rol kyç në proceset e integrimit europian të Kosovës.

Ai gjatë nji takimi me Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Europën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Europian, theksoi se si parti opozitare,  LDK ka m’u kujdesë mos me lejue që Kosova me devijue nga agjenda e saj eurointegruese.

Në takim u bisedue për zhvillimet mbas themelimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e fundit.

 

Shperndaje në: