Hoti me përfaqësuesit e BERZH flet për autostradën që lidh Kosovën me Serbinë!

Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare në Londër sot zhvilloi takime bilaterale me zyrtarë të naltë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Ai diskutoi me përfaqësuesit e BERZH projektet në infrastrukturë, perfshi edhe autostradën që lidh Kosovën me Serbinë.

Simbas komunikatës, ministri Avdullah Hoti në takim me përfaqësuesit e BERZH’it diskutoi edhe për mbështetjen nga BERZH’i dhe financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, me theks të veçantë projektin e hekurudhës.

Gjithashtu në këtë takim u diskutue edhe për investimet e mundshme në linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Aeroporti i Prishtinës, si dhe për linjën hekurudhore Lindje, Fushë Kosovë – Merdare, ku ekipi i konsulentëve kanë fillue punën.