Hoti: Nëse pyetem unë, s’ka afat shtesë për borxhet publike!

Ministri i Financave Avdullah Hoti asht kunder shtyemjes se afatit per borxhet publike.
Këto komente ai i ka ba në Forumin me autoritetet komunale të regjionit të Prishtinës dhe Mitrovicës mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019.

“Sa i përket ligjit për faljen e borxheve publike Kuvendi ka miratue nji ligj që asht në fuqi deri më 2 Shtator 2016.

Nëse Kuvendi vendos ndryshe është çashtje tjetër, por nuk besoj që arrihet të merret vendim nga ana e Kuvendit për shtyemjen e afatit të Ligjit për Shlyemjen e Borxheve Publike.

Nëse më pyesni personalisht mendoj se nuk duhet të shtyhet afati për shlyemjen e borxheve publike”, ka thanë ministri Hoti.

 

Hoti: Nëse pyetem unë, s’ka afat shtesë për borxhet publike from Ekonomia Online on Vimeo.