Hoti përkrah protestën në Mushtisht, ban thirrje me qenë paqësore

Nji ministër në Qeverinë e Isa Mustafës po e përkrah protestën e sotme në Mushtisht të Suharekës. Mirëpo, ai ka kërkue nga protestuesit të jenë paqësorë.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thanë se krimet që janë krye ndaj shqiptarëve duhet të zbardhen derisa ka kërkue protestë paqësore për me u dallue prej kryemësve të krimeve që kanë ndodhë në kohën e luftës.

“Në Mushtisht me të drejtë protestohet, por protesta duhet me qenë paqësore. Nji protestë paqësore u dërgon mesazh të qartë miqve të Kosovës së pamvarun se krimet sa ma parë duhet të zbardhen, kryesit e krimeve të dënohen dhe të ketë kërkim falje. Nji protestë paqësore na ngrit neve si popull dhe na dallon nga kryesit e krimeve”, ka theksue ai.