Hoti, qe sa milionë inkasuem për 5 muej

Dogana dhe ATK për pesë muejt e parë të këtij viti kanë mbledh 550 milionë euro ose 71 milionë ma shumë se në periudhën e njajtë të vitit të kaluem, tue arritë pa ndonji problem me u realizue plani i të hynave për këtë vit.

Kjo rritje e të hynave simbas Ministri të Financave, Avdullah Hoti ka ardh tue luftue ekonominë jo formale, nga tatimpaguesit e mëdhaj, tue shtue masat strikte në kontrollin e mbledhjes së tatimeve mbrenda dhe nga aktiviteti i shtuem ekonomik.

Ministri Hoti n’intervistën për KosovaPress ka tregue se në 8 vjetët e fundit asnjiherë gjendja financiare e qeverisë nuk ka qenë ma e mirë.

Simbas tij, qeveria aktuale ka nji bilancë bankar që i tejkalon krejt parashikimet që kanë qenë ma herët.