Hoti: Regjimi po i shantazhon deputetët e vet për Demarkacionin, me dosje!

Hoti: Kemi informata se Qeveria e ka hartue planin per bllokimin e debatit me 3 Gusht!

Enver Hoti nga Nisma per Kosoven, i ftuem ne Rrokum TV, ne emsionin Rrokum Roll nga Fidan Jupolli ka nise diskutimin lidhun me takimin qe ka me u mbajte me 3 Gusht, ku ka me u diskutue per Demarkacionin, para se me u procedue ne Kuvend per miratim.

“Ky takim qe po quhet debat, ende nuk e dijm se cfare formati ka, por na kemi me marre pjese”, ka thane Hoti, tue ba me dije se ka informacione se Qeveria ka ftue njerez ne kete takim qe jane te instrumentalizuem dhe te diktuem se cka me prezentue aty.

“Jane 40 njerez nga departamente te ndryshme te Qeverise, qe kane me ardhe me i sherbye atyne ne debat, per me pengue te verteten, per me sakatue Kosoven”, ka thane Hoti.

Hoti i ka ba thirrje deputeteve te pozites qe i kane ba qendrimet e tyne publike kunder Demarkacionit, qe me e mbajte kete qendrim edhe ne vazhdim, ani pse sic ka thane ai, pushteti po i shnatazhon disa prej tyne me dosje.

Ai ka thane se ne fillim edhe Mali i Zi ka shprehe gadishmenine me qene ne funksion te rishikimit te marreveshjes, por Mustafa e Thaci kane fute deputetet e tyne neper lojna qe mos me u ndryshue kjo marreveshje.

“Gjate zhvillimit te takimit per Demarkacionin, na edhe mundemi me u teherke, nese e shohim se po bahen lojna”, ka thane Hoti, tue sqarue se, “sa i perket rezistences tone, kemi me ba me te gjitha mundesite qe i kemi si deputete, tue ba nji perpjekje maksimale qe kjo marrveshje mos me kalue”.