Hoti: VV po i shfrytëzon numrat e telefonit të strukturave të NISMA’s që i kanë marrë gjatë bashkëpunimit opozitar dhe po iu ban oferta për me iu bashkue VV’s

“Thaçi e Veseli duhet me dalë publikisht me tregue a e ka pasë mirë Rugova, apo ata të dy në të kundërtën le të dalin me i tregue opinionit për ndasitë që i kanë ba”, me këto fjalë e nisi bisedën në Rrokum Roll sonte, deputeti i NISMA’s, Enver Hoti.

“S’jam ma i befasuem prej zotni Thacit e zotni Veselit. Edhe atëherë kur u kundërshtue Rugova, edhe sot kur po i përulen, të gjitha po bahen për pushtet”, tha në Rrokum Roll, deputeti nga NISMA për Kosovën, Enver Hoti.

Simbas tij, kryesuesit e PDK’s po e përdorin Rugovën për me marrë elektoratin e LDK’s, se qysh tha ai – “po shihet që LDK asht e shkapërdherdhun, e ata po e shfrytëzojne këtë”.

Për te, PDK përmes Adem Grabovcit, i cili po e kundërshton demarkacionin, po munohet me mbajtë elektoratin e saj në Dukagjin.
“Del thotë mandej, kështu ka vendosë partia, une jo. Prandaj, populli duhet me kuptue, me votue e me penalizue”, vlerësoi ai.

Tue akuzue PDK’n se po ban lojna të rrezikshme, Hoti tha se ma mirë asht mos me ardhë në Kuvend Demarkacioni.

“Ka zana që nuk kanë me votue, por shtrohet pyetja: sa asht për me u besue? Por, qysh e dimë na, qendrueshmënia e deputetëve të PDK’s e LDK’s asht shumë jostabile, kur shkojnë e ju folin shefat”, tha ai.

Tue e kujtue kohën kur ishin bashkë me VV, e tue thanë se janë prapë bashkë në kundërshtim, Hoti kallxoi se, VV i ka thirrë nji nga nji strukturat e NISMA;s me shkue në VV.

“Ma kanë konfirmue mue personalisht”, theksoi ai.

Ndërsa, për VV’n Hoti e pati këtë porosi: Politika nuk bahet kështu, bashkimi e projektet e përbashkëta nuk shkojnë kështu.