Houston përjeton stuhinë ma të madhe në histori të shtetit të Texas’it

Qyteti amerikan, Houston, ka përjetue stuhinë ma të madhe në historinë e shtetit të Texas’it, thonë meteorologët.

Mbi 75 centimetra shi kanë r në disa pjesë të qytetit në fundjavë, tue i shëndrrue udhët në lumej dhe tue e ba të pamundun lëvizjen përveç me anije.

Qindra udhë janë mbyllë, spitalet janë evakuue dhe mija njerëz kanë mbetë pa energji elektrike.

Shkollat po ashtu janë mbyllë, ndërsa fluturimet komerciale nga dy aeroportet kryesore të qytetit janë pezullue.