Hoxha dhe Hoxhaj raportojnë sot para komisioneve

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kanë me raportue sot para komisioneve.

Ministrja Dhurata Hoxha ka me raportue para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, lidhun me zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Legjislacion të adresueme gjatë vitit 2015.

Ministri Hoxhaj ka me raportue para Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhun me rezultatet e politikës së jashtme të vendit tonë dhe për gjendjen në Ministrinë e Punëve të Jashtme.