Hoxha: Lluksi per Thaçin President, Serbine po e bane akcionare edhe ne Qymyr ne komunen e Polluzhes

I ftuemi i pare ne Rrokum Roll ishte Yll Hoxha nga Vetevendosje, i cili ka kallxue se landa ka me u dorezue neser ne Kushtetuese dhe ka me perfshi nji spekter te gjane te shkeljeve gjate procesit se zgjedhjes se Thaçit President.

Ai ka thane se njana nga shkeljet ma te randesishme asht dhuna e perdorun.

Hoxha permendi si shkelje edhe perjashtimin e 10 deputeteve te opozites nga seanca e zgjedhjes se Presidentit.

“Mendoj qe zgjedhja e Presidentit ka qene shans per me krijue zgjedhje te jashtezakonshme per zgjidhje te krizes”, tha ai.

Ai vleresoi se rezistenca e opozites si jashte edhe mbrenda Kuvendit, ka ba qe me ardhe nji vendim shume i randesishem nga Kushtetuesja, per marreveshjen e AKS.

“Shkelja e Kushtetutes asht nji shkelje e rande qe asht dashte me pasue me doreheqje te Qeverise”, nenvizoi Hoxha.

E per lajmin se serbet e Kosoves kane kerkue me u ba nji komune serbe me disa fshatna te Vushtrrise dhe Polluzhes, Hoxha tha se ky asht çmimi per qysh e quejti ai “lluksin me u ba Thaçi President”.

Ai vleresoi se mbas kesaj kundershtimi i opozites ka me qene ma i forte.

Hoxha madje u bani thirrje Thaçit e Mustafes me dale ne zgjedhje para popullit me keto çashtje te komunave, per me pa nese kane me u votue nga populli a jo.

“Nji pjese e elektoratit te LDK’s po bahet si VV, se asht deshmue se VV asht e sinqerte. Fryma e VV’s e ka kaplue elektortin e LDK’s”, vleresoi ai, lidhun me gjuejten me gure dhe damtimet e selive te degeve te LDK’s ne disa qytete.

“Kur dalim ne terren nuk i perzgjedhim qytetaret. Takojme edhe njerez qe jane pjese perbamese te strukturave politike. LDK asht kape nga strukturat mafioze njajte qysh jane kape drejtesia ne vend”, tha nder tjera Hoxha.

“Neve na shpallen terrorist veç pse policia ka gjete klikera ne zyre, e zyren e PDK’s nuk mundet me kontrollue askush edhe pse te Premten u xhirue nji person tue gjuejte me arme nga kjo zyre”, kujtoi ai, tue thane se kjo nuk asht fryme demokratike.

“Neser kane me u ba publike edhe hapat e matejshem te opozites”, ka perfundue Hoxhaj i VV’s.