Hoxha: Zyrtare, 50 çanta me koktej molotovi u gjetën në nji objekt privat në rrugën 28 Nandori

Daut Hoxha, zadhenes i Policise ka dhane deklarate ekskluzivisht per Televizonin Rrokum ne lidhje telefonike.

Hoxha ka thane se Policia ka numer te mjaftueshem te pjesetareve qe munden me mbajte sigurine ne terren.

“Kemi parandalue dhe identifikue disa mjete te dyshimta, ku perfshihen 50 canta molotovi qe munden me paraqite rrezik per qytetaret”

“Konfirmojme se nuk bahet fjale per Termokosin, por per nji objekt tjeter, shtepi private qe asht identifikue dhe e njohun per Policine, ndersa Termokosi asht perdore si reference dhe kerkojme falje per kete”.

Hoxha thekson se, pronari i kesaj shtepie nuk ka qene bashkepunues me policine e Kosoves.