Hoxhaj: Arrestimi i Thaçit, i porositun nga shteti i Serbisë

enverhoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, gjatë seancës së Kuvendit, ka thanë se arrestimi i Nehat Thaçit ka qenë i porositun nga shteti i Serbisë.

Hoxhaj ka thanë se ka dërgue notë verbale në Bruksel, Serbi e në shumë institucione tjera lidhun me lirimin e drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës të arrestuem ditë ma parë në Serbi.

Ai ka thanë se Serbia gjatë muejve të fundit e ka rritë dozën e provokimeve për Kosovën.