Hoxhaj: BE nuk do të jep vendim pozitiv për viza pa Demarkacion!

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvillue nji sërë takimesh gjatë pjesmarrjes në Forumin e Bledit në Slloveni ku në fokus të takimeve ka pasë çashtjen e liberalizimit të vizave për Kosovën nji ditë mbas diskutimeve në komitetin LIBE në Parlamentin Europian.

Hoxhaj ka zhvillue nji takim me eurodeputeten Tanja Fajon me të cilën ka diskutue për zhvillimet e 24 orëve të fundit sa i përket liberalizimit të vizave dhe hapat që duhet ndjek sidomos nga ana e Kosovës në javët e ardhshme.
Edhe Tanja Fajon ka shpreh përkrahjen e saj të parezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën.