Hoxhaj: Dalim me tjetër kandidat për Kryeparlamentar, nëse votohet Qeveria “Haradinaj”

Zavendëskryetari i PDK’s, Enver Hoxhaj mbas takimit ka thanë se e drejta për me propozue kandidatin për Kryetar të Kuvendit i takon koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) dhe se janë të vendsoun që këtë të drejtë me ushtrue.

Hoxhaj mbas takimit me përfaqësuesit e partive politike ka thanë se asht mirë që kryeuesi i seancës ka thirrë nji takim të përbashkët, ndërsa ka përsërit qëndrimin e kryetarit të PDK’s, Kadri Veselit që PDK mundet me dalë me kandidatë tjetër për kryetar të Kuvendit, me kusht që subjektet tjera me votue Qeverinë “Haradinaj”.

Hoxhaj ka thanë se kanë kërkue që të Mërkurën të mbahet nji takim tjetër konsultativ në orën 10:00.

Ai poshtu ka thanë se vendi ka nevojë për koncensues, por ka përjashtue mundësinë e nji qeverie gjithëpërfshimëse siç ka propozue Behgjet Pacolli.

“Na jemi të vendosun për me respektue rezultatin e zgjedhjeve të 11 Qershorit”, ka thanë Hoxhaj.