Hoxhaj: Dialogu pa njohje, asht i pakuptimtë!

Dialogu me Serbinë duhet me afatizue dhe me përfundue me njohje të dyanshme, reciproke, ka thanë në nji intervistë për Radion Europa e Lirë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar ka theksue se pa u arritë marrëveshja për kodin telefonik të Kosovës dhe pa u zbatue marrëveshja e sektorit të energjisë, nuk do të ketë themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë intervistë, Hoxhaj rithekson se ratifikimi i Demarkacionit mbetet kushti i vetëm dhe i patejkalueshëm për liberalizimin e vizave.