Hoxhaj: Ditë e veçantë për Kosovën, ndodhën dy ngjarje shumë të randësishme

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit të Stabilizim Asociimit Kosovë-BE të udhëhequn nga Përfaqësuesja e naltë e BE’s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri Hahn, si dhe Kryeministri Isa Mustafa që ka udhëheqë delegacionin kosovar.

Në këtë takim, të parin mbas hymjes në fuqi të MSA’s, asht raportue për të arritunat në zbatimin e deritashëm, kurse takimet e këtij niveli kanë me u mbajtë në vazhdimësi çdo vit.

Nji tjetër ngjarje që ka shënue këtë takim, asht nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë për qasjen në programet e BE’s nga ana e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Përfaqësueses së nalë të BE’s për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Hoxhaj tha se sot ka qenë nji ditë e veçantë për Kosovën, për shkak se kanë ndodhë dy ngjarje shumë të randësishme.

“Sot ishte nji ditë e veçantë për Kosovën, meqë ndodhën në të njajtën kohë dy ngjarje të randësishme. Së pari, nënshkruem me zojën Mogherini, si përfaqësuese e Bashkimit Europian marrëveshjen kornizë për qasje të Kosovës në programe të ndryshme europiane, të cilat kanë me ndihmue çdo qytetar, çdo biznis, çdo universitet dhe anëtar të shoqnisë civile në Kosovë. Së dyti u mbajt takimi i parë i Këshillit për Stabilizim Asociim që asht nji kaptinë e re e nji dialogu në mes të Kosovës dhe Bashkimit Europian”, ka deklarue Hoxhaj.

Së shpejti, Kosova ka me deklarue orientimin e saj për programet e para që synon me pasë qasje dhe që simbas Hoxhajt kanë me u fokusue në arsimim, punësim, ndërmarrësi dhe fusha të tjera.