Hoxhaj: Dy vende frik kanë me njoftê Kosovën

Dy vende janë në prag të njohjes së Kosovës. Kështu ka deklarue ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj ka thanë se  edhe ma tutje prioritet mbetet rritja e numrit ndërkombëtar të njohjeve dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar. Hoxhaj ka vlerësue se punët nuk qëndrojnë keq as me anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ai ka kallxue se deri tash Kosova ka arritë me u ba pjesë e dheta organizatave të ndryshme në rajon, Europë e botë.

Ndërsa, tue folë për dialogun me Serbinë, Hoxhaj tha për Epokën e Re se ky proces duhet me vazhdue, por simbas tij, vëmendja duhet me uvpërqendrue në zbatimin e marrëveshjeve të arrituna.

Sa i përket terrorizimit, ministri Hoxhaj asht shprehë se asnji shtet sot nuk asht i sigurt përballë tij, por në raport me vende të tjera në botë, Kosova asht ma e sigurt.